Një femër ka rreth 1 deri në 2 milionë vezë që do t’i ketë gjatë gjithë jetës, deri në kohën e periodave të para furnizimi me këto vezë bie në 300,000.
Sipas doktorit Alan Copperman, ‘nëse një grua evoluon rreth 500 herë në mes të moshës 12 dhe 52 vjeçare dhe nëse jo të gjitha vezët konsiderohen të shëndetshme, atëherë mbetet një vezë që është e zbatueshme për shtatzëninë.
Dritarja magjike konsiderohet vitet 20 deri në 24 vjeç, pasi që një numër i madhi vezëve janë normale që ndihmon që të keni një fëmijë të shëndetshëm, thotë Dr. Copperman, transmeton Gazeta Shneta.
Nga mosha 25 deri në 34 vjeç ju keni shanse të mira të shtatzënisë nëse provoni shumë gjatë tërë vitit, shanset për abort janë dikund rreth 10 për qind.
Mosha mbi 35 vjeç, sipas Dr. Copperman është koha kur pjelloria juaj dobësohet, prandaj një trajtim në këtë moshë është shumë i nevojshëm në mënyrë që problemet eventuale të zgjidhen.
Së fundi, ky është shansi juaj i fundit për të ngrirë vezë të vlefshme për përdorim në një datë të mëvonshme, nëse nuk preferoni të mbeteni shtatzënë tani. “Një grua mund të ngrijë vezët e saj deri në moshën 40 vjeçare, pastaj mund të kthehet vite më vonë dhe të ketë shanse të mira për shtatzëni edhe pas moshës 40-vjeçare”, thotë Steven R. Bayer, MD, endokrinologe riprodhuese në klinikën e fertilitetit IVF në Boston.
“Deri në moshën kur ajo është në të 40-at, 90 për qind e vezëve të një gruaje janë kromozomale anormale”, thotë Dr. Copperman. Mirëpo një problem tjetër mund të jetë edhe partnerët më të vjetër, dhe qafa e mitrës që furnizohet me më pak gjak.
Pavarësisht nga mosha juaj, ju mund të maksimizoni shanset tuaja për të konceptuar çdo muaj duke kuptuar saktësisht kur ovuloni./Gazeta Shneta/