Mësoni shenjat apo simptomat e para të paraqitjes së infeksionit urinar dhe trajtimin e duhur.
Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur.
Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cilëve vjen në rritje.
Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale.
Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat, për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes).
Cilat janë shenjat (simptomat)?
Jo çdokush me një infeksion urinar ka shenjat tipike të tij, por kur janë të pranishme, ato zhvillohen shpejt dhe janë:
-Urgjencë e vazhdueshme dhe e fortë për të urinuar
-Një ndjesi djegieje gjatë aktit të urinimit
-Urinime të shpeshta dhe në sasi të pakët
– Hezitimi (ndjesia sikur nuk urinojmë dot apo nuk zbrazim plotësisht fshikëzën)
-Gjak në urinë (urinë e kuqe) apo urinë e turbullt, erë të rëndë
-Urinimi gjatë natës (nikturia)
Si mund të parandalohen?
-Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më të mirë.
-Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar.
-Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz.
-Të mos pijë alkool.
-Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.
-Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti etj.
-Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë./Telegrafi