Gratë me menstruacione të rregullta do të kenë rreth 11 deri në 13 perioda gjatë një viti, që nënkupton që do të kenë 13 herë shanse për t’u konceptuar.
Por, nëse keni perioda të parregullta, sigurisht që është e mundur të mbeteni shtatëzënë. Por duhet t’i kuptoni përse këto perioda janë të parregullta dhe si të shëroheni.
Për shumicën e grave, sapo të hiqet një sëmundje apo stres, menstruacionet kthehen si në gjendjen e mëparshme, transmeton Gazeta Shneta.
Për të mbetur shtatëzënë në këtë rast duhet të përpiqeni të bëni disa rregulla të thjeshta.
Ndryshimet në mënyrën e jetesës përmison balancin e hormoneve tuaja dhe ndihmon që t’i keni periodat të rregullta.
Provoni të keni një dietë ushqimore të shëndetshme dhe të keni një peshë mesatare, ky është çelësi për rikthimin e menstruacioneve në gjendje normale.
Po ashtu, ushtroni vazhdimisht dhe në mënyrë të moderuar, por kujdes nëse ushtroni shumë dhe në mënyrë të pakujdesshme atëherë kjo mund të jetë e dëmshme.
Prandaj ju duhet të gjeni ditën kur mund të ovuloni, dhe këtë mund ta bëni duke përdorur kalkulatorin e ovulimit Online./Gazeta Shneta/