Depilimi në zonën intime është shumë i dhimbshëm dhe shpesh herë shkakton infeksione për shkak të proçedurave të papërshtatshme. Ja disa pika që duhet t’i keni parasysh kur depiloheni në zonën bikini:
Përgatitja para deplimit: si fillim duhet të bëni një dush me ujë të vakët, në mënyrë që të pastroheni nga papastërtitë e mundshme dhe të mos të ndjeni shumë dhimbje.
Zgjidhni mënyrën e drejtë të depilimit: mënyra më e mirë e deplimit është shkulja e qimeve me dyll. Duhet të përpiqeni të zgjidhni një dyll të përshtatshëm për llojin e lëkurës suaj që mos ta irritojë atë. Në rast se përdorni brisk apo makinë, gjithmonë duhet t’i dizinfektoni para se t’i përdorni. Hiqini qimet në drejtimin e kundërt të rritjes.
Përdorni krem hidratues: pas depilimit përdorni krem hidratues ose vaj kokosi, në mënyrë që lëkura mos t’ju thahet dhe mos të irritohet.
Vishni të brendshme pambuku: kjo është shumë e rëndësishme. Të brendshmet e pambukut nuk shkaktojnë irritim të lëkurës dhe nuk përhapin infeksione.
Mos bëni dush disa orë pas depilimit: uji i vakët irriton poret dhe shkakton gunga.