Periudha më e hershme që foshnjat të ushqyer vetëm me qumështin e nënës,mund të fillojnë ushqimin shtesë,është muaji i 6 të. Zakonisht shtimi në peshë vlerëson më së miri gjendjen e të ushqyerit tek foshnjat. Prandaj fëmiu juaj duhet të ketë kontrolle të shpeshta shëndetësore.
Mos harroni që në këtë periudhë,ushqimi shtesë është plotësues i qumështit të nënës për fëmijën tuaj.
ÇFARE DUHET TE KEMI KUJDES?
-Me ushqim shtesë duhet të fillojmë një nga një dhe me sasi minimale(lugë të gjellës,lugë e çajit etj. ), sasia duhet të shtohet varësisht nga oreksi i bebës dhe me 3-4 ditë në mes(ndonjëherë 1 javë),provohet duke shtuar produkte të tjera.
-Është mirë që ushqimi i cili do të ipet për herë të parë,bebat ta konsumojnë kur janë të uritur dhe në kohë të pasdites.
-Duhet të kontrollohet nëse te beba juaj,pas ushqimit të ri të filluar është paraqitur jashtëqitja apo vjellja.
-Nuk duhet të përdorim forcë për dhënien e ushqimit që nuk pëlqen beba juaj, pas një pause 2-3 javëshe duhet sërish të provohet.
-Pas fillimit me ushqim shtesë,bebat ndonjëherë me gjuhën e tyre mund ta shtyejnë ushqimin dhe ky gjest është I pavullnetshëm,ku nuk duhet të mendohet që beba juaj nuk e don atë ushqim.
-Njëherë fillohet me produkt tek ( kos,pemë ),pastaj duhet të kalohet në ato të përziera (supë perimesh, kungull etj. ).
-Bebat gjithmonë duhet të konsumojnë ushqim të freskët dhe natyrale të pergaditura. Ushqimi duhet brenda 2 ore të konsumohet dhe pjesa e mbetur të mos përdoret.
-Rregullat higjienike duhet të respektohen edhe gjatë pregaditjes së ushqimit por edhe gjatë dhënies së ushqimit fëmiut tuaj.
-Ushqimi duhet të pregaditet me ujë të përvëluar.
-I gjithë ushqimi duhet të ipet me lugë dhe asesi nuk duhet përdorur shishen.
-Koha e ushqimit duhet të jetë e këndshme edhe për nënën edhe për beben. Nëna duhet të ndihet sa më rehat dhe nuk duhet të ngutet për asgjë. Beba që ushqehet më shumë apo më shpejtë,mund të vjellë.