Fëmija i parë i lindur ditën e sotme në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është e gjinisë femërore.
Përderisa, ajo ka fituar ‘’kutinë e foshnjës finlandeze’’, po ashtu është vizituar nga edhe nga zëvendës ministri i Shëndetësisë së bashku me drejtorin e Klinikës së Neonatologjisë.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një postimi në faqen e Facebook-ut ka bërë me dije edhe emrin e foshnjës së lindur në këtë ditë.
‘’Vajza quhet Renea, fëmiu i parë i 17 shkurtit 2018’’, thuhet në postimin e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Ju kujtojmë që fëmija i parë ka lindur rreth orës 03:40 të mëngjesit të ditës së sotme./Gazeta Shneta/