Vagina ndryshon natyrshëm pas lindjes dhe mund të bëhet më e gjerë, ose e thatë dhe e lënduar për një kohë.
Por si do të jetë vagina juaj pas lindjes, çfarë duhet të prisni?
Kur lindni, foshnja kalon nga qafa e mitrës dhe del jashtë nëpërmjet vaginës. Hyrja në vaginë duet të shtrihet deri në atë masë sa të lejojë beben të dalë.
Ndonjëherë, lëkura mes anusit dhe vaginës mund të shqyhet, ose të pritet nga mjeku në mënyrë që fëmija të dalë.
Po ashtu vagina juaj është shumë më e lirshmë pas lindjes ose më e thatë se zakonisht, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa Dr. Elinel rekomandon ushtrime të abdomenit në mënyrë që të mos keni dhimbje pas seksit.
Po ashtu, nuk ka ndonjë kohë të caktuar se kur mund të filloni të bëni seks përsëri, por mos nxitoni.
Nëse vazhdoni të keni dhimbje gjatë seksit, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/