Nga raporti i hulumtimit, është arritur se një fëmijë që është i rrethuar me libra mund të ketë aftësi të larta edhe në qoftë se nuk shkon në universitet.
Këtë e kanë bërë të ditur hulumtuesit në Universitetin Kombëtar Australian shkruan supergrate, transmeton GazetaShneta.
Mund të lexoni studimin e plotë të Joanna Sikora në Social Science Research, i cili përdori të dhëna nga 160,000 të rritur në 31 shtete. Të dhënat vijnë nga një sondazh i cili u kërkoi njerëzve të moshës 25-65 vjeç të kujtojnë kohën kur ishin në moshën 16 vjeçare.
Sa libra kishin në atë kohë në shtëpinë e tyre ishte pyetja. Numri mesatar në shtëpi ishte 115 libra, edhe pse në Norvegji numri mesatar ishte 212 libra dhe në Turqi 27. Eshtë e panevojshme të thuhet, pavarësisht nga madhësia e bibliotekës, ekzistenca e librave në shtëpi ishte një gjë e mirë.
Sondazhet gjithashtu gjetën se përqindjet e shkrim – këndimit ishin në rritje teksa numri i librave rritej, por në një pikë, 350 libra për saktësi, këto përqindje stabilizoheshin. Në krahasim, një person i cili nuk ishte rritur rreth librave, por kishte fituar një diplomë universitare ishte i arsimuar në mënyrë të barabartë me dikë me një bibliotekë të madhe dhe vetëm me nëntë vite shkollim.
Sipas Sikora, «ekspozimi i hershëm në libra në shtëpinë e prindërve është i rëndësishëm për shkak se librat përbëjnë një pjesë integrale të rutinës dhe praktikave që mbështesin aftësitë njohëse të përjetshme.”
Çfarë do të thotë kjo pikë për një të ardhme dixhitale? Studimi duket se tregon se, ndërsa librat nuk e çojnë larg dikë në çdo kohë në një kohë të shkurtër, edukimi nga librat mundëson dikë të kërkojë zgjerimin e këtij arsimimi online. Kështu që herën tjetër kur të keni frikë se grumbulli i librave të palexuar është një gjë e keqe, mos u shqetësoni. Bën mrekulli për shëndetin tuaj mendor, nëse e dini apo jo./supergrate.net