Mardhëniet nuse-vjehrrë janë ndonjëherë po aq të ngrohta sa mardhëniet e nënës me të bijën… kjo sigurisht nëse jeni me fat. Në raste të tjera mund të ketë ndarje midis jush.
Vjehrrat zakonisht kanë pritshmëri shumë të mëdha për nuset e tyre të ardhshme, dhe shpesh herë mendojnë se çfarë njeriu duhet të jetë vajza e cila ‘do t’i rrëmbejë’ të birin, çfarë vlerash duhet të ketë ajo, e shumë të tjera si këto.
Dhe të gjitha këto pritshmëri mund të jenë të vështira për t’u realizuar.
Ja se si ta kuptoni nëse vjehrra juaj nuk ju pëlqen… sigurisht zgjidhja më mirë është të diskutoni me partnerin tuaj dhe të gjeni një zgjidhje, nëse çdo tentativë e juaja për t’iu afruar nuk funksionon.
- Ajo flet vazhdimisht me nostalgji për ish-të dashurën e partnerit tuaj
- Ajo është shumë kritikuese ndaj jush
- Ajo ju injoron
- Ajo nuk ju përfshin në eventet apo darkat familjare
- Ajo nuk ju pyet ju për veten apo për jetën tuaj
- Ajo është miqësore me të gjithë përveç jush.