Muzikanti anonim nga Skocia ka arritur të thyejë rekordin botëror të mbajtur më parë nga Alex Powell, i cili e ka ngrirë spermën e tij për 23 vjet.
Në fakt, skocezi ka luftuar me kancerin 26 vjet më parë kur mjekët e paralajmëruan se ekziston mundësia që për shkak se kimioterapisë të bëhet steril.
Pas sperma e tij qëndroi në ruajtje për 26 vjet e 243 ditë, partnerja e tij në vitin 2010 iu nënshtrua fertilizimit “in vitro”, ndërsa një vit më vonë çifti kishte fituar binjakë, një djalë dhe një vajzë, shkruan “The Independent”.
Muzikanti tani ka 54 vjet dhe është i sigurt se mban rekordin botëror, por nuk do që të jetë i ekspozuar publikisht. Megjithatë, ai mësoi se si anonim mund të aplikojë për Librin Gines të Rekordeve, megjithëse mund të ndodhë që të lajmërohet në mënyrë që të inkurajojë të gjithë ata që kalojnë nëpër kimioterapi dhe t’u jape shpresë se ata mund të bëhen prindër, pa marrë parasysh çfarë ndodhë me ta.
Nga shoqata për riprodhim njerëzor dhe embriologji thonë se sperma mund të qëndrojë e ngrirë për më shumë se 40 vjet, por është e mundur që jo të gjitha qelizat e spermës të mbijetojnë procesin. Ajo duhet të jetë e ngrirë për të paktën gjashtë muaj para se të jetë përdorur për fekondim./GazetaExpress/.