Përveç shumë këshillave që ju duhen sidomos nëse jeni një nënë e re, ka shumë rëndësi që të kuptoni edhe mënyrat dhe metodat më të mira për mirëmbajtjen e rrobave të bebeve tuaja.
Mamia Razije Musa, në profilin e saj në Facebook ka dhënë disa sygjerime që duhet t’i keni parasyshë si vijon:
– Asnjëherë mos iu vishni bebave rroba që nuk janë 100 % pambuk, e posaqërisht të porsalindurve.
– Asnjëherë mos ja u vishni rrobat bebeve nëse paraprakisht nuk i keni la (pasi t’i keni blerë në dyqan).
– Lani në dorë ose me makinë larëse.
Nëse nuk i përmbaheni këtyre këshillave, rrezikoni që lëkura e bebes të dëmtohet. Në të shumtën e rasteve rrobat e sapoblera kundërmojnë si benzina apo acetoni dhe janë shumë toksike.
Bëni kujdes sepse ka raste kur edhe mjeku nuk mundet me ardh deri te një diagnozë reale nëse për shkak të këtyre faktorëve përkeqësohet lëkura e bebes. Poashtu bëni kujdes edhe me zbutësit që përdorni për rroba. Përdorni sa më pak në sasi dhe shpërlani mirë rrobat e bebave.
Duhet patur parasysh se lëkura e bebave është organ i gjallë që përthithë lehtë çdo materie të dëmshme që mund të gjendet në rroba. Problematike për lëkurën e bebave dinë të shfaqen edhe qebet apo plafat (mbulesat gjatë gjumit).
Edhe këto duhet të jenë nga pambuku dhe të trajtohen gjithashtu me shumë kujdes para përdorimit dhe gjatë pastrimit të tyre. / Gazeta Shneta