Studimet e reja tregojnë se rritja pa motra dhe vëllezër ndryshon strukturën e trurit.
Një studim ka gjetur se fëmijët që rriten pa vëllezër dhe motra kanë të ngjarë të kenë një strukturë të trurit të ndryshëm nga ata që rriten me fëmijë përreth.
Fëmijët ‘hasret’ shpesh quhen egoistë dhe të llastuar në krahasim me shokët e tyre që kanë vëllezër e motra shkruan Independent, transmeton Gazeta Shneta.
Por, një studim i ri nga Universiteti Jugperëndimor në Chongqing, Kinë, ka zbuluar se kjo mund të jetë më shumë se thjesht sjellje.
Ndërsa studimet e mëparshme janë përqendruar në dallimin në sjelljen, funksionin njohës dhe tiparet e personalitetit midis atyre me dhe pa vëllezër e motra, studimi i fundit donte të zbulonte nëse ndryshimi kishte një bazë nervore. Dhe kjo ndodhi.
Duke studiuar 250 studentë universiteti, nga të cilët rreth gjysma ishin fëmijë ‘hasret’, hulumtuesit skanuan trurin e tyre duke testuar gjithashtu personalitetin, kreativitetin dhe inteligjencën e tyre.
Duke vërtetuar të gjeturat e mëparshme, testet treguan se fëmijët ‘hasret’ i kanë tejkaluar fëmijët me vëllezërit e motrat në kreativitet, por ata shënonin vazhdimisht më të ulët në tiparet e personalitetit të ‘këndshëm’.
Skenimet gjithashtu treguan se pjesët e trurit që lidhen me zhvillimin e këtyre ishin në të vërtetë të ndryshme strukturalisht tek të dyja palët.
Fëmijët ‘hasret’ që arrinin më shumë në kreativitet në të vërtetë treguan një vëllim më të lartë të lëndës gri në lobin parietal – një pjesë e trurit që lidhet me fleksibilitetin mendor dhe imagjinatën.
Ndërkohë, skenimet e atyre fëmijëve ‘hasret’ që shfaqin tipare më pak të këndshme treguan më pak materie gri në korteksin paraballorë – një pjesë e trurit që njihet si e përfshirë në të menduarit rreth vetes në raport me të tjerët./Gazeta Shneta/