Ja se si mbyllja në shtëpi për shkak të koronavirusit ndikon në ciklin menstrual dhe çfarë duhet të bëni

2020-05-16 në ora 18:28

Koronavirusi ka pasur një ndikim në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme, me stresin dhe ankthin që prek shumicëne njerëzve.

Një problem tjetër nga mbyllja në shtëpi për shkak të koronavirusit është ndikimi që ky ka pasur në ciklin menstrual, transmeton Gazeta Shneta.

Stresi dhe ankthi mund të shkaktojnë ndërrime në ciklin tuaj të zakonshëm, duke bërë që periudha juaj të vijë herët, vonë ose aspak.

Një specialist tha se forma më e zakonshme e një cikli menstrual të ndërprerë është një periudhë e humbur ose e vonuar.

Doktori në Los Angelos, Kate Denniston i tha Hugginton Post se kjo ndodh sepse trupi po përshtatet për t’u mbrojtur.

“Në bazë të niveleve tona të perceptuara të stresit dhe sinjalizimit të trurit, trupat tanë mund të vendosin që nuk është koha e mirë për të ovuluar ose për të pasur një cikël menstrual”.

Por, një gjinekolog tjetër tha se ende nuk ka informacione të mjaftueshme se si Covid-19 prek organet në trupin tuaj, por deklaroi se stresi dhe ankthi që ai vendos mbi trupin tuaj mund të ketë efekte në rjedhën e shëndetit tuaj riprodhues. /GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *