Jeta është plot momente përcaktuese. Momente që iu lënë pa gjumë dhe iu ndryshojnë përgjithmonë.
Kur bëheni nënë, duket se brenda natës, jeta juaj është tërësisht e kthyer përmbys, transmeton Gazeta Shneta.
Çdo minutë të jetës tuaj sillet rreth asaj krijese të vogël për të cilën jeni përgjegjëse. Ju provoni të fleni çdo natë nga tetë orë por zgjoheni vazhdimisht.
Po, të kesh një fëmijë ndryshon jetës tuaj në mënyrë drastike.
Ndryshimet fizike të mëmësisë
Ndryshimet që ndodhin në trurin tuaj janë padyshim më të rëndësishme se çdo pjesë tjetër. Edhe pse shkencëtarët janë ende të paqartë se çfarë saktësisht ndodh me trurin e një nëne të re, duket se pasi të lindni, struktura fizike e trurit tuaj ndryshon për të paktën dy vjet.
Pasi studiuan trurin e shumë nënave të reja, studiuesit zbuluan se ndryshimi më domethënës ishte se gratë pas lindjes së foshnjës zvogëlojnë kontaktet dhe raportet me shoqërinë e tyre.
Depresioni pas lindjes
Me të gjitha këto ndryshime që ndodhin në trurin tuaj kur bëheni nënë, nuk duhet të befasoheni që shumë gra përjetojnë depresionin pas lindjes.
Depresioni pas lindjes është një çrregullim i humorit që prek gratë pas shtatzanisë. Ajo shkakton ndjenja të trishtimit ekstem, ankthit dhe rraskapitjes që e bëjnë më të vështirë për ta të kujdesen për vetën ose familjet e tyre. /GazetaShneta/