Fjalët e para të bebes tuaj ka të ngjarë të ndodhin pas disa muajsh që ajo/ai vjen në jetë.
Deri në tetë muaj foshnja juaj do të fillojë të bashkojë tingujt “mama” dhe “baba” pa e ditur domosdoshmërisht se çfarë kuptimi kanë, transmeton Gazeta Shneta.
Por, kur këta tinguj fillojnë të shndërrohen në fjalë me kuptim, është një moment që për prindërit duket si magji.
Kur fillojnë të flasin foshnjat?
Foshnjat fillojnë të flasin, diku mes 9 dhe 14 muajve. Disa foshnja nuk mund të thonë ndonjë fjalë të dallueshme deri në 18 muajt e tyre dhe kjo është krejtësisht normale.
Ndërsa disa foshnje fillojnë të komunikojnë me fjalë ose tinguj, zakonisht fjalët e para të cilët ata i thonë janë, “Baba, mama, shishe, top, qen dhe kukull”.
“Baba” është më e lehtë për një foshnje të thuhet se “mama” prandaj mos u acaroni as mos u befasoni nëse kjo ndodh së pari./GazetaShneta/