Këngëtarja Miriam Cani ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan nga ku foli edhe për mëmësinë me vajzën Ameli.
Cani tha se prej 2 vitesh që është bërë nënë jeta e saj ka ndryshuar totalisht, ndërsa ka shtuar se vajza e saj ka marrë pak nga të dy edhe nga babai edhe nga nëna.
Ndërsa ajo ka folur edhe për zgjatjen e lindjes, ku Amelia e vogël vjen në jetë 20 orë më vonë nga sa ishte paraparë.
“Jeta jonë ka ndryshuar totalisht. Prioritetet që ke patur dikur, tashmë ndryshojnë, fillon të vlerësosh më shumë familjen, jetën. Je mirënjohëse”, tha Miriam Cani.