Ja se çfarë ndodhë me trupin tuaj kur ndaloni përdorimin e kafeinës

2020-02-14 në ora 22:01

Ndërsa një ose dy filxhanë kafe në ditë nuk shkakton dëm, nëse konsumoni rregullisht më shumë se 400 mg kafeinë në baza ditore, me siguri jeni të varur nga kafeina.

Kafeina është një aftësues stimulues që bllokon receptorët e adenozinës në tru. Kjo rrit gatishmërinë dhe ndikon në kimikatet e tjera të trurit për të ulur perceptimin e përpjekjes dhe lodhjes, transmeton Gazeta Shneta.

Presioni i gjakut: Kafeina gjithashtu mund të bëjë që presioni i gjakut të rritet. Nëse keni hipertension dhe jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës, atëherë përdorimi i paktë i tij mund të përmirësojë kontrollimin e presionit të gjakut.

Diabeti: Një efekt tjetër negativ i kafeinës është se mund të ulë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe të rrisë nivelin e glukozës në gjak te njerëzit me diabet tipit 2.

Përthithja e hekurit: Kafeina zvogëlon thithjen e hekurit deri në 40%.

Shtatzania: Një konsum i lartë i kafeinës gjatë shtatzanisë mund të rrisë rrezikun e abortit, linejs së parakohshme dhe peshës së ulët të lindjes.

Është interesante se shumë gra nuk përdorin kafeinë gjatë shtatzanisë, veçanërisht gjatë tre muajve të parë që mund të jetë një instikt natyror, mbrojtës. /GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *