Ja se çfarë duhet t’i dhuroni një grua e cila është shtatzënë

2018-12-06 në ora 15:29

Të zgjedhësh një dhuratë për nënën e re nuk është edhe aq e thjeshtë sidomos nëse nuk i njihni mirë shijet e saj dhe atë që i nevojitet.

Dhe me këto këshilla mund të dhuroni pikërisht dhuratën që i duhet!

  • Marsupi (ku vendoset fëmija për të qëndruar ngjitur me trupin e nënës) ku mund të mbajë beben. Ky send është shumë i rëndësishëm për komoditetin e nënës së re dhe fëmijës. Falë tij ata do të jenë gjithmonë bashkë, dhe nëna do të ketë mundësi të lëvizë më lirshëm brenda dhe jashtë shtëpisë.
  • “Torta” e bebelinave. Ato nuk janë asnjëherë tepër, dhe mund t’i rregulloni në formë torte me fjongo për një pamje më të mirë.
  • Produkte për trupin e saj. Trupi ka pësuar shumë ndryshime dhe ka nevojë për trajtim. Këshillohen produkte natyrale me gjalpë shea dhe bajame të ëmbla të cilat tonifikojnë lëkurën.
  • Një takim tek parukjerja.
  • Produkte për masazhin e bebes. Të mos harrojmë sa i rëndësishëm është ai për të qetësuar fëmijën.
  • Jastëku i gjidhënies. Gjidhënia është një moment tepër intim dhe duhet që edhe nëna të ndihet rehat. Jastëku do të jetë një “shok” shumë i mirë për të.
  • Fasha e produkteve për udhëtim. Atje ajo mund të vendosë sendet më të përdorshme për t’i nxjerrë në çdo moment. Është tepër praktik dhe zë pak vend.
  • Trupore për fëmijën. Ashtu si edhe bebelinat nuk janë kurrë mjaftueshëm! Zgjidhni produkte prej pambuku të hollë në verë dhe prej pambuku me përbërje (truporja përbëhet nga të dy materialet) leshi në dimër.
  • Thesi i gjumit. E bën fëmijën të ndihet i mbrojtur dhe i krijon ndjesinë e të qënit në barkun e nënës. Nga ana tjetër fëmija nuk do të zbulohet natën (problemi më i madh gjatë dimrit).
  • Mbajtesja e objekteve. Mund të vendoset në mur, pas derës së banjos apo dhomës së gjumit, tek mobilja e ndërrimit etj. Kështu nëna i ka fare pranë sendet që i duhen në çdo moment./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *