Mesatarisht, preferohet ndërrimi i çarçafëve çdo 24 ditë, sipas një studimi të ri.
Personat që janë beqar ndërrojnë çarçafët e tyre pas 37 ditësh, ndërsa ata në një lidhje presin gati 22 ditë, transmeton Gazeta Shneta.
Kur përfshihet seksi, meshkujt presin mesatarisht 18 ditë për të ndërruar çarçafët e tyre , ndërsa gratë presin vetëm dy.
Megjithëse ekspertët i inkurajojnë njerëzit që të pastrojnë çarçafët e tyre të paktën një herë në javë, është e qartë se shumë burra dhe gra nuk e bëjnë këtë.
Njerëzit do të shpenzojnë pothuajse një të tretën e jetës së tyre në shtrat, deri në 56 orë në javë duke lëshuar djersë, yndyrë të trupit dhe qeliza të lëkurës së vdekur.
Pas një kohe, ata do të mbushen me kërpudha, baktere, pluhur, polen dhe alergen të tjerë./Gazeta Shneta/