Gjatë rritjes fëmijët mësohen të bëjnë atë çfarë ju i keni treguar dhe bëjnë shprehitë që ju i keni lënë.
E t’i lini shprehi të pastrohen me rregull është një gjë shumë e mirë.
Fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç me siguri mund të lahen çdo ditë, por disa mund të mos kenë nevojë, në varësi të nivelit të aktivitetit të tyre në një ditë të caktuar.
Por, rreth moshës 8 ose 9 vjeç, shumica e fëmijëve fillojnë të lahen çdo ditë, pasi zakonisht ndodh rreth kësaj moshe fëmijët fillojnë të djersiten dhe të mbajnë erë nga zonat si sqetullat, këmbët dhe pjesët e tyre intime.
Vajzat janë sidomos të pambrojtura sepse zakonisht fillojnë pubertetin një vit përpara djemve.
Fëmijët pak më të rritur dhe adoleshentët, mund edhe të duhet të bëjnë dush dy herë në ditë pasi kanë luajtur sporte apo lojra të fuqishme.
Ju duhet t’i këshilloni gjithashtu fëmijët të lajnë fytyrën dy herë në ditë, veçanërisht nëse kanë filluar t’i dalin aknet e para, ose ka probleme të tjetra të lëkurës, karakteristike në periudhën e pubertetit./pernenat