Në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë ditës së djeshme kanë sjellë në jetë fëmijë 32 nëna.
Në raportin e klinikës janë regjistruar 19 fëmijë të gjinisë mashkullore dhe 13 femra, shkruan Gazeta Shneta.
Katër prej 32 nënave, fëmijët i kanë lindur me operacion cezarian.
Ndërsa 10 gra kanë lindur fëmijët e tyre të parë. /Gazeta Shneta/