Përmirësimi i orarit të gjumit dhe ngritja e inteligjencës arrihet vetëm duke konsumuar peshk së paku një herë në javë. Këtë e ka konfirmuar një studim i kohëve të fundit, i cili zbuloi se fëmijët e moshave 9 deri në 11 vjeç kishin nivel të lartë inteligjence.
Peshku është pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme jo vetëm për faktin se ka shumë pak yndyra të dëmshme por edhe për faktin se është i pasur me proteina, vitamina dhe minerale. Peshku gjithashtu është një burim i mirë për acidet yndyrore Omega-3 e cila përmirëson shëndetin e zemrës duke ulur rrezikun e aritmisë dhe duke ulur presionin e gjakut.
Por për këtë studim Liu dhe kolegët e tij ishin më të interesuar për efektet që Omega-3 ka në inteligjencën dhe gjumin e fëmijëve. Ata vlerësuan sasinë e peshkut që kishin konsumuar 541 fëmijë të moshave 9 deri në 11 vjec duke përdorur një pyetësor.
Më pas ata përdorën teste të çertifikuar për të matur inteligjencën e fëmijëve dhe vlerësuan cilësinë e gjumit të tyre duke patur parasysh kohëzgjatjen, frekuencën e zgjimeve natën dhe nëse fëmijët ndiheshin të lodhur gjatë ditës.
Nga testet rezultoi se fëmijët që hanin peshk të paktën 1 herë në javë kishin një nivel inteligjence 4.8 pikë më të lartë se fëmijët që nuk hanin asnjëherë peshk dhe 3.3 pikë më të lartë se fëmijët që hanin peshk shumë rrallë. Për më tepër fëmijët që hanin peshk të paktën 1 herë në javë kishin më pak probleme me gjumin, pra bënin një gjumë më të rehatshëm./pernenat.al/