Kryerja e marrëdhënies seksuale çdo dy ditë deri në tri ditë gjatë ciklit do t’ju krijojë mundësinë më të mirë për të ngelur shtatzënë.
Megjithatë, nëse partneri juaj ka probleme me fertilitetin, nuk këshillohet të kryeni shumë shpesh marrëdhënie seksuale.
Kjo sepse trupit të një mashkulli i duhen deri në 3 muaj për të prodhuar spermatozoide të reja. Seksi aq i shpeshtë nuk do t’i japë mundësi trupit të prodhojë spermë mjaftueshëm për çdo herë që kryeni marrëdhënie.
Megjithatë njerëzit janë të ndryshëm. Sipas një studimi, meshkujt që kanë të dëmtuar ADN e spermës, rekomandohet të bëjnë seks më shpesh.
Nëse ju dhe partneri juaj prej një viti tentoni të ngelni shtatzanë, por pa sukses duhet të shkoni tek mjeku.
Nëse partneri juaj i ka kaluar 35 vjeç, është mirë që çdo 6 muaj të bëni vizita për të kontrolluar gjendjen tuaj.
Duhet gjithashtu të konsultoheni me mjekun për të mësuar nëse sperma e partnerit është më e fuqishme dhe si ndikon mosha në fertilitetin tuaj.