Kujdesi për fëmijët Për shumë fëmijë, një pije me sheqer dhe një çokollatë janë të përditshme në dietën e tyre.
Por, sipas një raporti të ri të Universitetit të Mjekësisë, Emory në Atlanta, sasia më e madhe se 6 lugë çaji me sheqer në ditë, është e rrezikshme për fëmijët.
Fëmijët nuk duhet të kenë më shumë se 6 lugë sheqer në ditë, kjo është e barabartë me një çokollatë të vogël dhe më pak se një kanaçe me lëng të gazuar.
Një kanaçe me CocaCola përmban përafërsisht 10 lugë çaji me sheqer./21Media