Qëndrimi në spital pas lindjes krejtësisht varet nga mënyra se si keni lindur, në mënyrë natyrale apo me operacion cezarian.
Përveq kësaj, duhet shikuar edhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me vaginën, për shkak se në disa raste mund të ketë probleme më të mëdha se në të tjerat.
Zakonisht qëndrohet 24 deri në 48 orë pas lindjes në spital, ju duhet të pushoni dhe të prisni derisa anestezioni të largohet.
Po ashtu, për shkak se mjeku do të monitorojë nëse është gjithçka në rregull me ju dhe me zhvillimin e bebes, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse dëshironi të dilni brenda 24 orëve pas lindjes, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Mirëpo nëse keni pasur operacion cezarian, atëherë mund të qëndroni nga 2 deri në 4 ditë, ndërsa ato që kanë komplikime më të mëdha, duhet të qëndrojnë më gjatë.
Mjeku do të kujdeset pas operacionit cezarian që ju:
-Mund të ecni vetëm në banjo.
-Mund të urinoni, hani dhe pini pa të vjella.
Po ashtu, edhe partneri juaj mund të qëndroj me ju gjatë natës./Gazeta Shneta/