Me siguri, ky do të jetë një lajm i keq për baballarët, pasi koha që bebja duhet të ndajë shtratin me nënën është një periudhë më e gjatë se sa keni menduar.
Fjetja ndaras i fëmijës dhe nënës bënë që fëmija të ketë një ngadalësim në zhvillimin e trurit, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo këshillë vjen nga një pediatër që me anë të një hulumtimi erdhi në përfundimin se fjetja më shumë në gjoksin e nënës ndihmon që zemra e foshnjës të jetë sa më stabile.
Dr. Nils Bergman nga Universiteti i Cape Town në Afrikën e Jugut thotë se për një zhvillim optimal të bebes, duhet të flejë në gjoksin e nënës për disa javë.
Ndërsa në të njëjtin shtrat, duhet së paku tre deri në katër vite./Gazeta Shneta/