Si pjesë e e çdo jave, në bashkëpunim me farmacinë Lloyds, doktori Colin Dougall që vjen nga Glasgow përgjigjet në disa prej pyetjeve tuaj në lidhje me mjekësinë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Pyetja që i bëhet doktorit ka të bëjë se sa shpejt reagon, apo sa ne duhet të presim që barna si ibuprofen ose paracetamol të reagojnë.
Ndërsa përgjigja nga doktori ishte që efekti i këtyre barnave shihet dikund rreth gjysmë ore pasi të keni marrë barnat.
“Ju duhet të filloni të ndjeni që dhimbja e juaj është duke u larguar, dhe këto janë efektet e paracetamolit dhe ibuprofenit dhe që fillojnë të vërehen rreth 30 minuta pasi t’i keni marrë ato”.
Kjo për arsye se atyre ju duhet pak kohë që të treten nga stomaku juaj.
Në anën tjetër ibuprofeni është po ashtu një ilaç kundër gripit prandaj atij mund t’i duhet rreth 3 javë në mënyrë që të ketë efektin e tij të duhur.
Ndërsa këshilla e doktorit është që ibuprofenin duhet ta merrni gjatë ushqimit apo pas tij në mënyrë që të parandalohet ndonjë problem me barkun.
Ndërsa i pyetur më tutje se a ka ndonjë mundësi që ky efekt të jetë më i shpejtë, ai përgjigjet se ekziston një formë e tillë.
Marrja e ibuprofenit ose paracetamolit në një formë të lëngshme, të tretshme mund të ndihmojë kjo është për shkak se lëngjet janë më të lehta për tu tretur në stomak pasi që ilaçi është shpërndarë që të mund të fillojë të punojë më herët./Gazeta Shneta/