Ndonëse nuk ekziston një kufi i përcaktuar saktësisht peshën e fëmijës, por kur lind pranohet gjerësisht se mbi 2500 gram një fëmijë mund të quhet se ka peshë normale.
Pesha e fëmijës në lindje është e lidhur me disa faktorë të tjerë si: zgjatja e shtatzënisë, gjendja, ushqyerja, puna, mosha e nënës, por rëndësi kanë edhe sëmundjet që mund të ketë kaluar nëna gjatë shtatzënisë.
Menjëherë pas lindjes foshnja pëson një rënie të lehtë në peshë, por kjo rënie zgjat për 3-5 ditë.
Por, ja sa duhet të shtojë peshë çdo muaj gjatë vitit të parë të jetesës:
Muaji i parë 600 gram, muaji i dytë 900, muaji i 3-të dhe i 4-të 750 gram, muaji i 5-të dhe i 6-të 600, muaji i 7-të-9-të 450 gram dhe prej muajit të 10-tç deri në të 12 300 gram./ikub/
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.