Një grua në Kaliforni lindi 8 foshnje, jashtë djem dhe dy vajza, të gjithë të shëndoshë dhe me peshë normale.
Nuk ka kufi shkencor, por numri më i madh i fetuseve në një mitër ishte 15 dhe kjo gjë ndodhi në vitin 1971, transmeton Lajmi.net
Numri më i madh i foshnjeve të lindura përnjëherë nga një shtatzëni ishte 9 dhe të gjithë vdiqën. Ndërsa pa e përfshirë rekordin me 8 fëmijë të gruas nga Kalifornia, rekordi i fëmijëve të lindur nga një nënë brenda një shtatzënie është 7, të gjithë të gjallë.
Sa i përshtaten kaq shumë foshnje mitrës së një nëne? Kufiri i numrit nuk është aq me rëndësi sa vëllimi dhe pesha e fëmijëve. Në përgjithësi, pasi pesha totale e foshnjave arrin rreth 12 kilogram, mitra fillon të ndjej dhimbjet si të lindjes, sa më shumë rritet pesha, aq më shumë rriten dhimbjet.
Formula më e përafërt për datat e duhura që të fillojë lindja kur nëna ka më shumë se një foshnje në bark fillon nga 37 javë (binjakë), 34 (trinjakë) e kështu me radhë.
Shkencëtarët ende nuk e dinë saktësisht pse lindja fillon më herët kur ka më shumë foshnje, por kjo gjë është e sigurtë e zakonisht kur ndodh një gjë e tillë, lindjet bëhen me prerje cezariane dhe lindjet janë më të hershme.