Mania për ‘selfie’ mori tjetër kah në mbledhjen dhe takimin e fundit që mbajti kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, Imet Rrahmani.
Ky i fundit u takua me kryesuesit dhe anëtarët e grupeve punuese për hartimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike, ku së bashku nënshkruan një deklaratë për konfliktin e interesit, shkruan Gazeta Shneta.
E, gjatë këtij takimi, njëri nga zyrtarët e ulur afër Ministrit Rrahmani, mori sekondat e tij të lavdisë duke realizuar një ‘selfie’.
Ndryshe, deklarata e nënshkruar për konfliktin e interesit, sipas njoftimit të MSH-së, garanton se puna e grupeve punuese për protokollet klinike do të jetë profesionale dhe e pandikuar nga interesa të jashtëm. /Gazeta Shneta/