Ndonjëherë pyesni veten nëse është koha për të hedhur diçka nga përdorimi pasi e keni përdorur për një kohë të gjatë.
Shumë gjëra që përdorim duhet t’i largojmë nga përdorimi, për shembull një furçë dhëmbësh, pa marrë parasysh sa kujdeseni për të, duhet të zëvendëosohet pas 3 muajsh.
Duke hedhur produktet tona higjienike mund të na ndihmojnë të marim rezultatet optimale nga përdorimi i tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Por, janë edhe disa gjëra të tjera që duhet të kemi kujdes që t’i hedhim:
Peshqirët e banjos, sipas agjencive shëndetësore, peshqirët e banjës duhet të përdoren rreth 3 deri në 4 herë para se të hidhet. Nëse i përdorni më shumë, atëherë rrezikoni që ato të myken.
Krehëri i flokëve, zakonisht kanë një jetë të gjatë, ju mund ta lani atë me ujë të nxehtë dhe t’i shtoni disa pika shampon në mënyrë që ta ripërdorni.
Brushat e makeup, është e rëndësishme të theksohet se ato duhet të pastrohen shumë shpesh për të parandaluar infeksionet, nëse kujdeseni mirë për to, atëherë mund t’i përdorni deri në 2 vite./Gazeta Shneta/