Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu-Tuna, po vazhdon me punën e saj drejt rikthimit në skenën muzikore, pas shtatzënisë së saj.
Ajo i dha jetë vitin e kaluar një djali të bukur të cilin bashkë me të dashurin e saj, Patris Berishën, vendosën ta quanin Tian.
Por, përkundër angazhimeve të profesionit, Tuna po luan me përgjegjësi edhe rolin e saj si nënë. Patrisi ka postuar një fotografi të Tianit, i cili duket jashtëzakonisht bukur i rregulluar nga Tuna.
Tiani është veshur mjaft me stil, sikurse edhe prindërit e tij. Rruga e famës është e hapur për të.
Ndryshe, Tiani është fëmija i vetëm i çiftit. Ata nuk kanë deklaruar se kanë në plan të shtojnë familjen, të paktën këtë vit.