Nuk është sekret se kafeja mund të shkaktojë një nevojë urgjente për të shkuar në banjo. Por çfarë ka në filxhanin e kafesë së mëngjesit që na bën të kryejmë jashtëqitjen?
Sipas një video të fundit nga American Chemical Society, efekti laksativ i kafesë nuk është kuptuar plotësisht. Shumë njerëz pretendojnë se është kafeina në kafe që ua vë në lëvizje zorrët, por ekspertët shpjegojnë se nëse kjo do të ishte e vërtetë, soda dhe pijet energjike do të kishin të njëjtin efekt.
Ka më tepër gjasa që të jetë rezultati i një ndërveprimi të ndërlikuar ndërmjet sistemit tretës dhe kimikateve natyrore që gjenden në kafe.
Së pari, acidet në kafe e bëjnë stomakun që të prodhojë vetë më shumë acide dhe kjo për rrjedhojë e rrit shpejtësinë me të cilën stomaku zbrazet te zorra e trashë. Kafeja gjithashtu nxit prodhimin e hormoneve që ndihmojnë t’i largojnë gjërat brenda në stomak.
Por ajo që është gjithsesi e panjohur është se cila prej mbi 1 mijë kimikateve që gjenden në kafe është përgjegjësse për këtë pjesë.
Një tjetër fakt i lezetshëm është se rreth 3 veta nga 10 preken nga kafeja në këtë mënyrë. Kështu që nëse kafeja iu bën të kryeni nevojën, konsideroheni veten si të veçantë, këshillojnë ekspertët.