Një ndër frutat më të shëndetshëm shquhet të jetë molla, në veçanti ajo me ngjyrë të gjelbër. Kjo mollë rekomandohet edhe në shtatzëni, ngase sjell përfitime të shumta, në mesin e të cilave janë:
- Molla e gjelbër përmirëson tretjen
Gjatë shtatzënisë problemet me tretjen dhe konstipacionin janë më se të zakonshme, por duke përfshirë mollën e gjelbër në dietën tuaj ju do të siguroheni që aparati juaj tretës do të funksionojë në mënyrë optimale.
- Përmirëson oreksin
Shumë gra kanë mungesë oreksi në shtatzëni, gjë që është problem shumë i madh pasi ju duhet të furnizoni edhe foshnjën me lëndë ushqyese. Ndaj molla e gjelbër është pema e duhur për ju nëse keni probleme me oreksin.
- Parandalon dëmtimin e ADN-së
Gjatë shtatzënisë trupi i gruas i nënshtrohet shumë ndryshimeve fizike dhe hormonale të cilat mund të lënë pasoja në ADN-në tuaj duke shkaktuar edhe kancer. Por anti-oksidantët që gjenden me shumicë në mollën e gjelbër mund ta parandalojnë dëmtimin e ADN-së
- E bën lëkurën tuaj më të shëndetshme
Shumë gra kanë probleme me lëkurën në shtatzëni, dhe këto probleme së bashku me çrregullimet hormonale që i ndodhin gruas në shtatzëni mund të ndikojnë në uljen e vetëvlerësimit tek një grua. Ndaj nëse po kërkoni një mënyrë për të pasur një lëkurë të shëndetshme edhe gjatë shtatzënisë, provoni mollën e gjelbër pasi vitaminat A, B dhe C që ajo përmban janë ato që i nevojiten lëkurës suaj.
- Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve
Të gjitha e dimë se shtatzënia është e mbushur me shumë dhimbje fizike. Zgjerimi i mitrës për t’i hapur vend foshnjës që rritet, ushtron më shumë presion në trupin tuaj, dhe për pasojë shkaktohen më shumë dhimbje. Por konsumimi i mollëve e gjelbër mund t’i lehtësojë paksa këto dhimbje në mënyrë natyrale./pernenat.al/