Sjellja e një jete të re në këtë botë është një proces sfidues, veçanërisht në lidhje me hormonet që shkaktojnë të vjellura, lodhje, dhimbje koke, lëkundje të humorit, këmbë të fryera dhe shumë simptoma të tjera të pakëndshme.
Ju mund të fajësoni hormonet për të gjitha këto. Por, rritja hormonale gjatë shtatzanisë gjithashtu ka një anë të mirë: ju jep një shkëlqim të veçantë gjatë kësaj faze, transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë e shkakton në të vërtetë shkëlqimin e një gruaje shtatzënë?
Është debatuar gjerësisht nëse shkëlqimi karakteristik i lëkurës së grave shtatzëna është i vërtetë. Mjekët thonë që po. Dhe kjo ka dy arsye: rritja e papritur e niveleve të hormoneve, veçanërisht estrogjeni dhe profesteroni dhe rritja e vëllimit të gjakut.
Gjatë shtatzanisë, zemra e nënës do të pompojë më shumë gjak, rreth 30% deri 50% më shumë, në mënyrë që të plotësojë nevojat e një qenie tjetër njerëzore në rritje. Po, kjo mund të shkaktoj siklet. Gjaku është i përqendruar në mitër (qarkullimi i foshnjës është i pavarur) dhe që mund të shkaktojë një marramendje. Përveç kësaj, një rritje në vëllimin e gjakut do të thotë inflamacion në të gjithë trupin.
Por, rritja e vëllimit të gjakut gjithashtu luan një rol në krijimin e shkëlqimit karakteristik të shtatzanisë. Rritja e përgjithshme e qarkullimit të gjakut i jep lëkurës një pamje rozë dhe i bën tiparet më të rrumbullakosura. Për më tepër, një rritje në nivelin e hormoneve bën që lëkura juaj të prodhojë më shumë sebum ose vaj, duke e bërë atë të duket më e ndritshme./GazetaShneta/