Ja pse gjithmonë ndjeni nevojën të urinoni gjatë marrëdhënieve seksuale

2020-02-09 në ora 18:00

Sipas gjinekologëve ka një numër të madh arsyesh pse menjëherë pas marrëdhënieve keni nevojë për urinim.

Tharja vaginale si dhe ndjeshmëria ndaj një lubrifikanti ose prezervativi gjithashtu mund të shkaktojnë acarim dhe ënjtje rreth uretrës dhe më pas të keni nevojë për urinim, transmeton Gazeta Shneta.

Ndjenja e urinimit gjatë marrëdhënieve mund të tregojë gjithashtu se jeni gati të përjetoni një orgazmë. Para se të vraponi për në banjo, prisni pak për sa kohë që nuk keni dhimbje.

Sigurisht, ka edhe ejakulim femëror. Hulumtimet tregojnë se 10 deri në 54 përqind e grave përjetojnë derdhje gjatë marrëdhënieve ose lëng të butë të qartë që mund të ndjehet si urinim.

Para marrëdhëneive sigurohuni se po e shprazni fshikëzën e urinës. Por, nëse rregullisht keni ndjenja të urinimit gjatë marrëdhënieve atëherë konsultohuni me gjinekologun tuaj. /GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *