Dëshmia deri më tani sugjeron që fëmijët janë më pak të prekshëm ndaj efekteve të koronavirusit, por ata akoma mund të infektohen.
Deri më tani, reagimet kanë qenë se ndërsa koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, apo edhe fatale tek të moshuarit, rezultatet për fëmijët janë siguruese shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
A mund të infektohen fëmijët me koronavirus?
Po. Ashtu si me të rriturit, fëmijët e ekspozuar ndaj koronavirusit mund të infektohen me të dhe të shfaqin shenja të Covid-19.
Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan se fëmijët nën moshën 19 vjeç përbënin 2% të 72,314 rasteve të Covid-19 të regjistruar deri më 20 shkurt./GazetaShneta/
Si ndikon koronavirusi tek fëmijët ndryshe nga të rriturit?
“Është një vërejtje e jashtëzakonshme në literaturën globale që kemi për koronavirus tashmë, që edhe fëmijët me kushte mjekësore shumë të rënda, të cilët janë në terapi imunosupresive ose në trajtime të kancerit, janë shumë më pak të prekur se të rriturit, sidomos të moshuarit”, thotë Andrew Pollard.
Graham Roberts, një konsulent nderi pediatër në Universitetin e Southampton, shpjegon: “Fëmijët (me Covid-19) preken kryesisht në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kështu që ata marrin tipare të ngjashme me të ftohtit sesa me menaxhimin e virusit.”/GazetaShneta/