Para se të nxitoni të disiplinoni fëmijën tuaj, është e rëndësishme të kuptoni pse saktësisht i vogli juaj pëlqen të kafshoj.
Gjërat e para që duhet t’i dini është të kuptoni se kafshimi është një pjesë normale e fëmijërisë dhe fëmijët kashojnë për një sërë arsyesh, transmeton Gazeta Shneta.
Të shpresin acarimin dhe zemërimin
Shumica e fëmijëve nuk kanë një fjalor që mund të shpresin acarimin dhe zemërimin. Prandaj, në vend se të flasin dhe të shprehen kafshojnë.
Kanë dhimbje
Nëse vogëlushi juaj kafshon gjithçka kontrolloni dhëmbët e tij. Kur fëmija përjeton dhimbje të dhëmbit, ata mund të përdorin kafshimin për ta lehtësuar atë.
Duan të eksplorojnë
Ndërsa dhëmbët fillojnë të dalin shumë fëmijë fillojnë të kafshojnë gjithçka në mënyrë që të mësojnë më shumë për botën që i rrethon.
Ata kërkojnë vëmendjen tuaj
Pasi fëmijëve u mungojnë aftësitë gjuhësore për të komunikuar atë që e ndjejnë, ata mund të kafshojnë për të kërkuar vëmendjen tuaj.
Ata ngacmohen
Bota po ndryshon shpejt për vogëlushin tuaj dhe kjo mund t’i bëjë ata më shumë të mërzitshëm. Ndonjëherë ata nuk janë në gjendje të trajtojnë eksitimin e tyre në një mënyrë mër të mirë dhe përfundojnë duke kafshuar bashkëmoshatarët e tyre ose ata që janë afër tyre. /GazetaShneta/