Deri në 78% e grave shtatzëna përjetojnë një lloj shqetësimi të gjumit gjatë shtatzanisë.
Shkaqet e probleme me gjumin mund të përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, nevoja të shpeshta për banjë dhe mund të kenë shumë sfida emocionale, transmeton Gazeta Shneta.
Studimet e fundit tregojnë se nëse një grua shtatzënë ka gjum të dobët ato:
Janë më të lodhura.
Mund të jenë më depresive.
Ndjejnë stres intenziv dhe ndjehen më pak të afta të përballen me problemet e përditshme.
Nuk janë aq produktive sa zakonisht.
Megjithatë, nënat fillojnë udhëtimin e tyre sakrifikues gjatë shtatzanisë në mënyra delikate, si humbja e gjumit për hir të punës dhe familjes. Në një farë mënyre, ne e barazojmë humbjen e gjumit dhe mirëqenien me përkushtimin dhe dëshirën për të qenë një nënë e mirë. /GazetaShneta/