Mësoni më poshtë se cilat janë shenjat kur nëna prodhon qumësht të mjaftueshëm për beben.
Është krejt normale të shqetësoheni në lidhje me prodhimin e qumështit gjatë ushqyerjes së bebes suaj.
Treguesi më i mirë se ju jeni duke prodhuar qumësht mjaftueshëm, është ngritja e peshës së bebes.
Është normale që fëmija të humbë peshë në ditët e para, por pastaj e rikthen atë tri deri në pesë ditë pas lindjes, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Bebet zakonisht rikthehen në peshën e lindjes deri në 14 ditë.
Këto janë shenjat e tjera që fëmija juaj është duke thithur qumësht mjaftueshëm:
Dhënia e gjirit është e rehatshme dhe pa dhimbje
Foshnja është e kënaqur me gjidhënie të paktën gjashtë deri në tetë herë në ditë
Gjiri juaj është i zbrazu dhe i butë pas ushqimit
Ju mund ta dëgjoni dhe shihni beben tuaj tek thithë qumështin
Fëmija juaj e ndërprenë ushqimin kur e mbaron
Bebja urinon së paku shtatë herë në ditë
Shumicën e rasteve nënat kanë qumësht të mjaftueshëm, por duhet siguruar nëse foshnja është në gjendje për ta thithur atë. /Gazeta Shneta/