Për shkak të numrit të madh të grave shtatzëna me obezitet, sipas raporteve ndërkombëtare, mjekët tashmë kanë vënë kriter që përgjatë çdo takimi me gratë shtatzëna të matet pesha e tyre.
Në bazë të udhëzimeve të reja ndërkombëtare, grave shtatzëna përveç procedurave të tjera, duhet t’iu matet edhe pesha.
Mjekët duhet të jenë në gjendje të ofrojnë këshilla për gratë shtatzëna në lidhje me peshën, dietën dhe aktivitetet fizike, me shpresën që pacientet do të bëjnë ndryshime jetësore, të cilat çojnë në rezultate të mira shëndetësore, si për vetën, ashtu edhe për foshnjën./KlinikaMedica/