Trajtimi i fytyrës me ujë të gazuar është me origjinen nga vendet Aziatike, më saktësisht në Kina dhe Korea.
Ata ishin të parët që e kanë përdorur si trajtim fytyre. Studimet tregojnë se benefitet e kësaj terapie janë të jashtëzakonshme në bashkepunim me disa përbërës të tjerë të shendetshëm për fytyrën.
Benefitet e ujit te gazuar per fytyren:
Kjo terapi mund te perdoret shume thjeshte dhe ne cdo kohe.
Sa here ndiheni te lodhur dhe doni te ndiheni plot gjalleri mjafton te beni kete terapi dhe do te ndjeni diferencen.
Bashkon fibrat e kolagjenit duke I dhene qendrueshmeri lekures.
Ndihmon ne pastrimin e poreve
Eshte e pershtateshme per te gjitha tipet e lekures.
Nuk shkakton asnje efekt anesor apo irritim per lekuren.
Si vepron kjo metode trajtimi?
Flluskat e ujit te gazuar ndihmojne ne dergimin e oksigjenit ne pore duke nxjerre jashte papastertite e duke lene pas nje lekure te paster e te shendeteshme. Gjithashtu kjo metode rrit qarkullimin e gjakut I cili zbardh fytyren. Nder benefitet me kryesore te ketij trajtimi mund te permendim: Hidraton lekuren, balancon, rrit qendrueshmerine, kontrollon sekrecionet e yndyres, eskofilon,pastron.
Lekurat normale dhe te yndyrshme
Mbushni nje ene me uje te gazuar dhe mbani fytyren ne te rreth 10-20 sekonda. Per fytyrat normale rekomandohet te kryhet njehere ne jave dhe per ato te yndyrshme dy here ne jave.
Lekurat e thata dhe sensitive
Mbushni nje ene me uje te gazuar dhe uje natyral ne porcione te barabarta dhe mbajeni fytyren rreth 10-20 sekonda. Rekomandohet vetem nje here ne jave. Nese e provoni kete trajtim per nje muaj rresht do te shihni ndryshimin dhe do te shikoni sesi fytyra juaj do te shkelqeje.