Në korrik të vitit të kaluar çifti shumë i dashur për publikun, Besi dhe Xhensila u bënë për herë të parë prindër me ardhjen në jetë të Ajkës.
Edhe pse kanë kaluar muaj, Besi dhe Xhensila deri më sot kanë preferuar të mos ja tregojnë portretin vogëlushes dhe rrallëherë postojnë foto me të.
I ftuar sot në “Thumb”, Besi ka treguar se arsyeja pse nuk postojnë foto të Ajkës nuk është ashtu siç me siguri keni menduar, pra për çështje syri. Por aktori u shpreh se Ajka ka kohë të rritet e të zgjedhë vetë nëse dëshiron të jetë e famshme.
“Nuk e kemi mbajtur larg për çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim, sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës.
Për ne është marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë. Fëmija im ka kohë të rritet dhe të vendosë vetë për veten e tij.
Ndonjëherë i bëjmë ndonjë foto të bukur dhe themi ‘ahh sikur ta hidhnim këtë në Instagram, sa bukur ka dalë’. Por Ajka ka kohë të rritet, ka nevojë të marrë nga natyra të gjithë pjesën që i takon”, u shpreh Besi.