Amerikanët janë ndër më të prekurit në botë ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së niveleve të tyre të obezitetit, diabetit dhe presionit të lartë të gjakut.
SHBA tashmë është duke u përballur me ngarkesa të mëdha në sistemin e kujdesit shëndetësor me rritjen e niveleve të obezitetit, diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe kushteve të tjera kronike shkruan dailymail, transmeton GazetaShneta..
Më shumë se 60 përqind e të rriturve në vend kanë të paktën një gjendje themelore shëndetësore, sipas Tom Frieden, ish-drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)
Të gjitha këto çështje shëndetësore rrisin rrezikun e infektimit nga COVID-19.
Obeziteti njihet si një faktor rreziku për disa gjendje kronike shëndetësore, përfshirë diabetin e tipit 2, sulmin në zemër dhe madje edhe disa lloje të kancerit.
Rritja e niveleve të obezitetit jo vetëm që do të rrisë koston e kujdesit shëndetësor, por do të mund të nxiste edhe pandeminë e koronavirusit./GazetaShneta/