Operacioni i syrit me laser mund të jetë një perspektivë e frikshme, por realiteti tregon se nuk është aq i frikshëm sa mendoni.
Imagjinoni të jeni në gjendje të shihni botën qartë pas viteve të vuajtjes me shikim të dobët.
Të jesh në gjendje të notosh pa syzet tua dhe të ngrihesh natën pa pasur nevojë të kërkosh ato, transmeton Gazeta Shneta.
Këto janë vetëm disa nga mënyrat e vogla që mund të ndryshojnë jetën e një personi.
Në vetëm pak minuta procedura relativisht e drejtpërdrejtë shpesh mund të korrigjojë shikimin tuaj në 20/20 – ndonjëherë edhe më shumë.
Juve nuk do t’iu vënë 0në gjumë me anestezion, nuk keni nevojë të qëndroni gjatë natës dhe nuk ju duhet më shumë kohë se një orë për qëndrim brenda klinikës.
Procedura e thjeshtë përfshin shtrirjen në një shtrat dhe dritën e fokusuar në syrin tuaj për disa minuta. Dhe në thelb është gjëja më e afërt për një mrekulli moderne.
Shikoni procedurën e përafërt, të cilën janë munduar ta përshkruajnë PreOp.com: