Një nga gjërat e para që bënë i porsalinduri(përveq që qanë), është mbështjellja e gishtave në dorën tuaj.
Ky është një ndër momentet më të mira që mund të ndjejë një nënë, pothuajse asgjë nuk mund të krahasohet më gëzimin që ndjen.
Por a keni menduar ndonjëherë përse ndodh kjo?
E pra, kjo nuk është krejt e rastësishme, dhe ka një shpjegim shkencor për të. Ky është një refleks që bebet lindin me të, transmeton Gazeta Shneta.
‘Refleksi i dorës palmare’, foshnjat priren ta mbyllin dorën, sapo ju e prekni pëllëmbën apo gishtin e vogël.
Nëse prekni butësisht faqen e bebes suaj, do të shihni që shumë shpejt bebja do të kthehet nga ju, ky reflkes zakonisht është që ndihmon fëmijën tuaj ta gjejë gjoksin tuaj kur është i uritur.
Po ashtu, kur thith ka disa reflekse natyrale, po ashtu pas muajit të 6-të kur filloni t’i jepni ushqime të ndryshme bebes suaj, tenton që t’i vjellë.
Ky është refleks në parandalimin e mbytjes, për shkak se foshnja është mësuar vetëm me qumësht të gjirit.
Po ashtu ka reflekse të shumta, kur fillon të ecë, ai do të shtrëngoj dorën tuaj pasi për të toka shihet si një terren mjaft problematik./Gazeta Shneta/