Ne të gjithë duam të japim dashuri për foshnjat duke i puthur ato. Qofshin këmbët e tyre të vogla, gishtat e butë, faqet e buta ose buzët e kuqe, pothuajse çdo gjë rreth një fëmije na tundon t’i puthim.
Megjithatë, aq sa do të donit, mos e puthni fëmijën në gojë gjatë dy muajve të parë dhe mos u lejoni të huajve t’i puthin ata fare.
Kohët e fundit, një çift kishte njoftuar vdekjen e fëmijës së tyre njëmujor pasi ajo kishte kontraktuar virusin ‘Herpes Simplex’ nga një i afërm që e kishte puthur në buzë.
Pavarësisht diagnozës së hershme, foshnja nuk mund të mbijetonte nga infeksioni viral, gjë që rezultoi me meningjit, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo ndodh për shkak se sistemi imunitar i një fëmije është ende në një fazë zhvillimi. Derisa, kolostrumi në qumështin e gjirit është i pasur me antitrupa, është e pamjaftueshme që sistemi imunitar të zhvillohet tërësisht.
Alergjitë e ushqimit janë të zakonshme, sidomos të prodhimeve të detit dhe arrave. Ushqimi i vetëm që foshnjat janë të ekspozuara për 6 muajt e parë është ose gjiri ose formula, e cila mezi është e mjaftueshme për të vlerësuar alergjitë e tyre.
Shpesh prindërit hezitojnë të ndalojnë miqtë dhe anëtarët e familjes që të puthin foshnjën e tyre në mënyrë që të mos lëndojnë ndjenjat e tyre.
Pavarësisht nga synimet e tyre të mira, është e rëndësishme t’i bëjmë ata të kuptojnë koston e veprimeve të tilla./Gazeta Shneta/