Përzierja e qumështit të gjirit me formulë
Përzierja e qumështit të gjirit me formulë nuk shihet të jetë ndonjë problem, por kujdes jo në të njëjtën enë.
Kjo për shkak se nuk duhet ta humbni një pikë të vetme të qumështit tuaj, për shkak se nga qumështi i formulës që bebja juaj ka pirë duhet të hudhet pas një orësh.
Ndërsa qumështin e gjirit mund ta mbani në frigorifer dhe ta ruani për shumë orë, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët rekomandojnë që nuk duhet të ushqeni edhe me gji dhe formulë në të njëjtën kohë beben tuaj.
Por, së pari provoni t’i jepni gji foshnjës suaj dhe nëse dëshiron akoma, atëherë mund ta merrni formulën.
Ndërsa, disa nëna e përziejnë qumështin e gjirit dhe të formulës, në mënyrë që foshnja të shtojë sa më shumë kalori.
Mos e bëni këtë, për shkak se ndikon shumë keq tek bebja juaj, gjithmonë ndiqni udhëzimet e ofruara nga çdo paketim i qumështit formulë./Gazeta Shneta/