Ja përse ju duhet patjetër të merrni vaksinën kundër gripit këtë vit

2018-10-06 në ora 06:47

Derisa ditët e ftohta po afrohen ngadalë, viruse të shumta qarkullojnë në mesin e njerëzve, prandaj është e rëndësishme që të mbroni shëndetin tuaj me anë të vaksinës.

Deri më tani nuk ka asnjë dëshmi se marrja e vaksinës mund të sjellë ndonjë dëm, por numri i njerëzve që kanë marrë vaksinë vitin e kaluar si duket ka rënë dukshëm.

Sezoni i gripit të vitit të kaluar ishte më i keqi që nga fillimi i regjistrimeve në vitet 1970, duke vrarë 80.000 amerikanë, transmeton Gazeta Shneta.

Zyrtarët nga CDC ende nuk mund të jenë të sigurt se gripi i këtij viti do të jetë më pak i rëndë. Dr Pritish Tosh nga Klinika Mayo u përgjigjet pyetjeve të lexuesve në lidhje me të duke thënë se vaksina ndihmon jashtëzakonisht shumë.

‘Shifrat në lidhje me efikasitetin e vaksinës nuk marrin parasysh sa vaksina ndihmon për të zvogëluar ashpërsinë tek ata që sëmuren, gjë që mund të jetë e rëndësishme’’, u shpreh dr Tosh./Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *