Edhe pse deri në vitet e largëta të viteve ’50, femrat lindnin në shtëpi me ndihmën e mamive, zakonisht në këmbë apo edhe në gjunjë.
Nevoja për të shtyer në fakt vjen krejt natyrshëm, prandaj vlerësoni atë që trupi ju thotë të bëni gjatë lindjes.
Në vend se të ndihmonin foshnjen të dalë jashtë duke e tërhequr nga koka, mamitë u lejon foshnjeve që të dilnin me tërë trupin jashtë natyrshëm, si një proçes i duhur për nënën dhe foshnjen.
Shumica e nënave vendosën vetëvetiu të lindin me ndihmën e mjekut pasiqë dëshironin lindje pa dhembje dhe ishin mjekët e jo mamitë ata që posedonin qetësues dhe anestetikë si epidurali. Mirëpo ishte kjo arsyeja për komplikimet e mëvonshme gjatë lindjes dhe ndonjëherë shfaqeshin me shkëputje mes nënës dhe foshnjes pasiqë hormonet natyrale nuk janë liruar natyrshëm në këtë kohë.
Nuk ka të drejtë dhe të gabuar
Sidoqoftë që nëna zgjedhë nuk ka mënyrë të gabuar apo të drejtë mirëpo ka dobi dhe dëme në të dy rastet, qoftë me mamitë e qoftë me mjekun. Sidoqoftë disa pika të rëndësishme janë injoruar në lidhje me mamitë edhepse kjo ka qenë mënyra e vetme e lindjeve me mijëra vite.
Çfarë nëse i kombinojmë të dy mënyrat?
Disa spitale kanë sukses të madh në inkuadrimin e disa praktikave të mamive që janë përdorur me shekuj andaj edhe spitalet nuk kërkojnë nga nënat të “shtyejnë” më. Njerëzit nuk e kuptojnë se trauma që fëmija përjeton gjatë lindjes mund të ketë efekt tek ata gjatë tërë jetës së tyre.
Sidoqoftë që ndodh lindja, në shtëpi apo spital, në të dy rastet jemi dakord se lindja duhet të jetë proçes i lehtë dhe i rehatshëm për nënën dhe fëmijën./femra.net/